Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Ky laps automatik është perfekt kur do vetulla të rregullta dhe natyrale pa shumë mundim. Maja e formuar për precizion të lejon të vizatosh “fije-fije” aty ku ke boshllëqe, ose ta mbushësh më shpejt gjithë vetullën, ndërsa furça e integruar e zbut menjëherë vijën që rezultati të mos duket i fortë apo i ngarkuar. Tekstura është lehtësisht e ndërtueshme: nga një pamje shumë “soft” deri te një formë më e plotë kur do vetulla më të theksuara. Është një zgjedhje super praktike edhe për fillestarët, sepse të jep kontroll dhe e bën të lehtë të arrish simetri e definim pa stres.
Vetulla të rralla/boshllëqe që duan mbushje natyrale
Kush do formësim të shpejtë dhe “finish” të butë
Fillestarët, shumë e lehtë për t’u përdorur
Krih vetullat me furçën për të parë formën natyrale.
Me lapsin, vizato fillimisht vijën e poshtme të vetullës dhe mbush boshllëqet me lëvizje të shkurtra si qime.
Zbut dhe përzie me furçën derisa të duket natyrale.
Për efekt më të butë, përdor presion të lehtë; për më shumë intensitet, shto një shtresë tjetër.
Hydrogenated Soybean Oil, Hydrogenated Coco-Glycerides, Hydrogenated Vegetable Oil, Zinc Stearate, Stearic Acid, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Talc, Tocopherol, Caprylyl Glycol, Phenoxyethanol, Ascorbyl Palmitate, Hexylene Glycol, Mica, Iron Oxides (CI 77491, CI 77492, CI 77499), Ferric Ferrocyanide (CI 77510).