Kapërce te informacioni i produktit
Skin1004 Madagascar Centella Air-Fit Suncream Light SPF 30 PA++++ – krem dielli i lehtë dhe mbrojtës për lëkurë të ndjeshme nga Bassko.

SKIN1004 Madagascar Centella Air-Fit Suncream Light SPF30 PA++++ – SPF mineral i lehtë për mbrojtje të përditshme, qetësim dhe finish të pastër

Lek 2,000.00
Përshkrimi

Ky sunscreen është një “daily” shumë i këndshëm kur do mbrojtje të sigurt, por pa ndjesinë e rëndë që kanë disa SPF mineralë. Formula me Zinc Oxide krijon një shtresë mbrojtëse të qëndrueshme, ndërsa tekstura shpërndahet lehtë dhe e lë lëkurën të duket më e rregullt, më “smooth” dhe më e balancuar gjatë ditës. Pika e fortë është qetësimi: Centella Asiatica (me derivatet e saj si madecassic acid/asiaticoside) e ndihmon lëkurën të ndihet më komode, sidomos kur ke skuqje të lehta ose ndjeshmëri. Plus, me Niacinamide jep edhe atë ndjesinë “skin looks better” – pamje më e njëtrajtshme dhe më e pastër, pa u dukur si produkt i rëndë në lëkurë. Shumë i mirë për përdorim të përditshëm kur do një SPF që bën punë dhe nuk të bezdis.

Rekomandohet për
  • Lëkurë sensitive ose me skuqje/irritim të lehtë

  • Lëkurë normale–miks që do SPF mineral të lehtë për përditshmëri

  • Kur do finish të pastër dhe bazë të mirë nën make-up

  • Kur do mbrojtje UVA/UVB pa e ngarkuar rutinën me shumë hapa

  • Lëkurë që kërkon edhe qetësim + balancim (jo vetëm mbrojtje)

Si përdoret
  • Në mëngjes, si hapi i fundit i rutinës (pas hidratuesit).

  • Apliko një sasi të bollshme në fytyrë dhe qafë, duke e shpërndarë mirë.

  • Ri-aplikoje gjatë ditës kur je në diell (sidomos pas djersitjes, fshirjes së fytyrës ose ekspozimit të zgjatur).

Përbërësit kryesorë (INCI)

Aqua (Water), Zinc Oxide, Propanediol, Dicaprylyl Carbonate, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Benzotriazolyl Dodecyl p-Cresol, Centella Asiatica Extract, Polyglyceryl-3 Distearate, Niacinamide, Caprylyl Methicone, C12-15 Alkyl Benzoate, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Portulaca Oleracea Extract, Houttuynia Cordata Extract, Polyhydroxystearic Acid, Glyceryl Stearate, Hydrolyzed Jojoba Esters, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Triethoxycaprylylsilane, Glyceryl Stearate Citrate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Methylpropanediol, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Polyether-1, T-Butyl Alcohol, Biosaccharide Gum-1, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid.

You may also like