Kapërce te informacioni i produktit
35% Ulje
Peripera Speedy Eyebrow Auto Pencil

Peripera Speedy Eyebrow Auto Pencil

Çmimi i shitjes  Lek 390.00 Çmimi i rregullt  Lek 600.00 35% Ulje
Color
Përshkrimi

Ky laps automatik është perfekt kur do vetulla të rregullta dhe natyrale: vizaton lehtë, mbush boshllëqet dhe e bën formësimin super të shpejtë edhe për fillestarët. Tekstura është e butë dhe lehtësisht e ndërtueshme, mund ta mbash shumë “soft” ose ta thellosh pak te bishti për më shumë definim, pa u dukur e rëndë. Maja e hollë të jep kontroll të mirë për ta ndërtuar fije-fije vetullën, ndërsa furça e integruar e përzien ngjyrën menjëherë që rezultati të dalë i zbutur dhe i pastër. Është ai produkti që e fut në çantë dhe e përdor kudo: për mbushje të shpejtë, për rregullim forme dhe për vetulla që duken më të plota, por prapë natyrale.

Rekomandohet :
  • Vetulla të rralla ose me boshllëqe që duan mbushje natyrale

  • Kush do vetulla “clean” jo me vijë të fortë

  • Fillestarë që duan produkt të lehtë për t’u kontrolluar

Si përdoret
  • Kreh vetullat me furçën për të parë formën natyrale.

  • Me lapsin, mbush boshllëqet me lëvizje të shkurtra në drejtim të qimeve.

  • Thekso lehtë bishtin e vetullës për më shumë definim pa e ekzagjeruar.

  • Në fund, kalo furçën sërish për ta “blend” dhe për ta bërë rezultatin sa më natyral.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Microcrystalline Wax, Hydrogenated Coco-Glycerides, Mica, Hydrogenated Vegetable Oil, Zinc Stearate, Rhus Succedanea Fruit Wax, Hydrogenated Coconut Oil, Polyethylene, Titanium Dioxide, Iron Oxides (CI 77491/CI 77492/CI 77499). (Pigmentet mund të ndryshojnë pak sipas nuancës.)

Produkte të rekomanduara për ju