Kapërce te informacioni i produktit
40% Ulje
Holika Holika Daily Fresh Olive Cleansing Foam nga BASSKO për pastrim të butë dhe ushqim të lëkurës

Holika Holika Daily Fresh Olive Cleansing Foam

Çmimi i shitjes  Lek 420.00 Çmimi i rregullt  Lek 700.00 40% Ulje
Përshkrimi

Kjo shkumë pastruese është ideale kur do një pastrim të thellë që largon yndyrën, papastërtitë dhe mbetjet e ditës, por pa e lënë lëkurën të tendosur. Shkumëzohet shpejt, ndërsa glicerina ndihmon që lëkura të ndihet më e butë pas shpëlarjes. Me vaj ulliri dhe ekstrakt saponarie, është një zgjedhje praktike për rutinën e përditshme kur do pamje më të pastër, më të rregullt dhe më “fresh”, sidomos kur i ndjen poret të ngarkuara.

Rekomandohet :
  • Lëkurë normale, miks dhe e yndyrshme që do pastrim efektiv çdo ditë

  • Pore të dukshme dhe ndjesi “ngarkese” në sipërfaqe

  • Kush preferon pastrues me shkumë të pasur dhe ndjesi pastërtie

  • Lëkurë normale që do një pastrim të mirë pa u ndier e thatë 

Si përdoret
  • Në fytyrë të lagur, merre një sasi të vogël dhe shkumëzoje me ujë në pëllëmbë.

  • Masazho lehtë 30–60 sekonda, pastaj shpëlaje mirë me ujë të vakët.

  • Përdore në mëngjes dhe/ose në mbrëmje.

  • Nëse je shumë sensitive, masazho më pak dhe pa fërkim të fortë.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Water, Stearic Acid, Glycerin, Lauric Acid, Potassium Hydroxide, Myristic Acid, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Cocamidopropyl Betaine, PEG-8, Polyquaternium-7, Polysorbate 20, Hydroxyethylcellulose, Sodium Chloride, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Saponaria Officinalis Leaf Extract, Butylene Glycol, CI 19140, CI 15985, Phenoxyethanol, Fragrance.

Produkte të rekomanduara për ju