Përshkrimi
Ky toner është fiks kur lëkura është e stresuar, me skuqje të lehta ose kur ndjen që po “ngarkohet” shpejt dhe do balancim pa e tharë. Tekstura është e freskët dhe e lehtë, por punon si hap i zgjuar në rutinë: hidraton, e bën lëkurën më komode dhe e përgatit shumë mirë për serum/krem pa lënë film të rëndë. Tea tree ndihmon për pamje më të pastër dhe më të qetë, ndërsa pjesa “biome” (si Bifida ferment lysate + lactose + milk protein) synon të mbështesë barrierën dhe të forcojë ndjesinë e stabilitetit të lëkurës. Për më shumë rehati dhe “plump”, ke edhe Biosaccharide Gum-1, panthenol dhe madecassoside, ndaj me përdorim të rregullt lëkura duket më e qetë, më e hidratuar dhe me pamje më të rregullt.
Rekomandohet për
-
Lëkurë miks/yndyrshme që do balancim + hidratim
-
Skuqje të lehta, ndjeshmëri dhe lëkurë “e stresuar”
-
Pore që duken më të theksuara nga yndyra dhe papastërtitë e ditës
-
Lëkurë me papastërti të lehta që kërkon rutinë më qetësuese
-
Si toner i përditshëm kur do ndjesi të freskët dhe jo-ngjitëse
Si përdoret
-
Apliko pas pastrimit: me duar (tapo lehtë) ose me pambuk.
-
Mund ta bësh 1–2 shtresa, në varësi sa hidratim do.
-
Vazhdo me serum/krem; në mëngjes mbylle rutinën me SPF.
-
Nëse je shumë sensitive ndaj aromave/vajrave esencialë, nis gradualisht.
Përbërësit kryesorë (INCI)
Water, Glycerin, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Biosaccharide Gum-1, Glycereth-25 PCA Isostearate, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Hydroxyethylcellulose, Adenosine, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Tromethamine, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Bifida Ferment Lysate, Lactose, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Madecassoside, Phenethyl Alcohol, Milk Protein, Limonene, Linalool, Citral.