Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Ky krem është fiks kur lëkura është e irrituar, me skuqje të lehta ose kur ndjen që barriera ka nevojë për më shumë “support”. Tekstura është kremoze, por jo e rëndë: e zbut lëkurën, e mban më të hidratuar dhe e lë me finish të freskët, ideal edhe për lëkurë miks që s’do krem shumë të yndyrshëm. Tea tree ndihmon për pamje më të pastër dhe më të qetë, ndërsa kombinimi “biome” (si Bifida ferment, lactose dhe përbërës qetësues) synon të balancojë lëkurën dhe ta bëjë më rezistente ndaj faktorëve irritues. Squalane, glicerina dhe pentylene glycol i japin lëkurës butësi dhe hidratim “plump”, ndërsa panthenol dhe madecassoside e bëjnë këtë krem super të mirë si “krem rikuperimi” në ditët kur lëkura s’ndihet në formë.
Lëkurë sensitive me skuqje/irritim të lehtë
Lëkurë miks/yndyrshme që do hidratim pa rëndesë
Barrierë e dobësuar (tendosje, ndjesi “e stresuar”)
Lëkurë me papastërti të lehta që kërkon qetësim + balancim
Aplikoje si hap i fundit i rutinës, pas tonerit/serumit, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje.
Vendos një sasi të moderuar dhe masazho derisa të përthithet.
Në mëngjes, mbylle rutinën me SPF.
Nëse je shumë sensitive ndaj aromave/vajrave esencialë, bëj provë fillimisht në një zonë të vogël.
Water, Glycerin, Octyldodecanol, Squalane, Pentylene Glycol, Polyglyceryl-2 Stearate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Glyceryl Stearate, Stearyl Alcohol, Carbomer, Cetearyl Alcohol, Tromethamine, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Artemisia Vulgaris Oil, Adenosine, Hydrogenated Polydecene, 1,2-Hexanediol, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Trideceth-10, Butylene Glycol, Bifida Ferment Lysate, Lactose, Centella Asiatica Extract, Phenethyl Alcohol, Milk Protein, Panthenol, Madecassoside, Limonene.