Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Ky është ai produkt “2-në-1” kur do ta thjeshtosh rutinën, por prapë të marrësh efektin e një toneri + serumi në një hap. Ka teksturë të lehtë, pak më “serum-like” se tonerët klasikë, ndaj e lë lëkurën menjëherë më të hidratuar, më të butë dhe me pamje më të lëmuar. Kombinimi i niacinamide, panthenol, hyaluronic acid dhe kolagjenit të hidrolizuar e bën shumë të mirë për lëkurë që duket e lodhur, e dehidratuar ose që do më shumë “bounce” dhe shkëlqim të shëndetshëm. Me përdorim të rregullt, ndihmon që lëkura të duket më e njëtrajtshme, më e freskët dhe më “e ushqyer”, sidomos kur e përdor si bazë para kremit.
Lëkurë të dehidratuar që do hidratim dhe ndjesi “plump”
Pamje të zbehtë/terne që kërkon më shumë glow dhe freski
Ton jo të njëtrajtshëm (për përmirësim gradual me kohë)
Shenja të para të humbjes së elasticitetit (për pamje më të lëmuar)
Lëkurë normale, e thatë dhe miks (sidomos kur do produkt komod në një hap)
Apliko pas pastrimit: me duar (tapo lehtë) ose me pambuk, sipas preferencës.
Mund ta përdorësh 1–2 shtresa, në varësi sa hidratim do.
Vazhdo me serum/krem (ose vetëm me krem, sepse ky e bën edhe rolin e serumit të lehtë).
Në mëngjes, mbylle rutinën me SPF.
Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Carbomer, Tromethamine, PPG-2-Deceth-12, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Beheneth-25 Methacrylate Crosspolymer, Panthenol, Adenosine, Disodium EDTA, Fragrance (Parfum), Gold, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Water, Salvia Sclarea (Clary) Extract, Hyacinthus Orientalis (Hyacinth) Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower/Leaf Extract, Borago Officinalis Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Linalool, Butylphenyl Methylpropional, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Collagen, Ethylhexylglycerin.