Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Kjo është ajo maska “2-në-1” kur do pastrim serioz, por pa ndjesinë që lëkura mbetet e tendosur. Aplikohet në fytyrë të thatë dhe brenda pak minutash shndërrohet në mikro-flluska, të cilat ndihmojnë të zbusin papastërtitë, yndyrën dhe “build-up”-in nga dita, pastaj e masazhon lehtë si pastrues dhe e shpëlan. Formula ka panthenol dhe disa forma hyaluronic acid për të ruajtur komfortin dhe hidratimin, plus ekstrakte bimore që e bëjnë përvojën më të këndshme dhe lëkurën të duket më e pastër e më e rregullt në pamje. Ideale për ditët kur do një “reset” të shpejtë: pore më të pastra, teksturë më e lëmuar dhe një finish më i freskët.
Lëkurë miks/yndyrshme që do pastrim më të thellë të poreve
“Build-up” nga SPF, grim i lehtë ose ndotje (kur do ndjesi vërtet të pastër)
Teksturë jo e rregullt dhe zona me yndyrë (sidomos T-zone)
Kush do një produkt praktik: si maskë pastruese + si pastrues në të njëjtin hap
(Nëse je shumë sensitive, nis gradualisht sepse ka parfum)
Aplikoje në fytyrë të thatë, një shtresë të njëtrajtshme.
Prit 1–3 minuta derisa të formohet mikro-shkuma.
Masazho lehtë si pastrues dhe shpëlaje mirë me ujë të vakët.
Përdore disa herë në javë si “deep cleanse”, ose sipas nevojës së lëkurës (shmang përdorimin e tepërt nëse ndihesh e/e thatë).
Water (Aqua), Coco-Betaine, Methyl Perfluorobutyl Ether, Potassium Cocoate, Acrylates Copolymer, Disodium Cocoamphodiacetate, 1,2-Hexanediol, Sodium Chloride, Lauryl Glucoside, Laureth-1 Phosphate, Glycerin, Sodium Cocoyl Glutamate, Lauryl Phosphate, Fragrance (Parfum), Butylene Glycol, Potassium Cocoyl Glycinate, PPG-3 Caprylyl Ether, Ethylhexylglycerin, Hexylene Glycol, Sodium Benzoate, Disodium EDTA, Citric Acid, Panthenol, Vanilla Planifolia Fruit Extract, Phyllanthus Emblica Fruit Extract, Hydrolyzed Collagen, Juniperus Communis Fruit Extract, CI 42090 (Blue 1), Sodium Hyaluronate, Laminaria Japonica Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate.