Përshkrimi
ETUDE Lovely Cookie Blusher PK004 Peach Choux Wafers është një blush me nuancë "Peach Choux Wafers" që i jep fytyrës një pamje të menjëhershme “cute & fresh”. Tekstura pluhur është e imët, përhapet super lehtë dhe ka efekt “soft blur”, duke e lënë lëkurën të duket e rregullt dhe pa njolla. Është perfekt për look ditor natyral, por edhe për një make-up më romantik, sepse ngjyra ndërtohet gradualisht.
Rekomandohet :
-
Look ditor “fresh”
-
Ata që duan blush që bëhet lehtësisht “blend”
-
Make-up “K-beauty” me efekt natyral dhe të ëmbël
-
Lëkurë normale/kombinuar
-
Fillestarë që duan produkt që nuk bën njolla
Si përdoret
-
Merr pak produkt me furçë dhe hiq tepricën.
-
Apliko në mollëzat e faqeve dhe shpërndaje lart drejt tëmthave.
-
Ndërto ngjyrën gradualisht deri në intensitetin që do.
-
Për look më “cute”, vendose pak edhe në majë të hundës (opsionale).
Përbërësit kryesorë (INCI)
Talc, Mica, Silica, Magnesium Stearate, Microcrystalline Cellulose, Dimethicone, Hydrogenated Polyisobutene, Triethoxycaprylylsilane, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Fragrance.
Mund të përmbajë: CI 77491, CI 77492, CI 77499, CI 19140, CI 15985, CI 73360, CI 77007, CI 77004.