Kapërce te informacioni i produktit
Laps sysh CLIO Sharp So Simple Waterproof nga BASSKO – rezistent ndaj ujit, jep vijë precize dhe qëndrueshmëri afatgjatë.

CLIO Sharp So Simple Waterproof Pencil Liner – Liner ultra i hollë për vijë precize, “smudge-proof” dhe që reziston gjatë gjithë ditës

Lek 1,100.00
Color
Përshkrimi

Nëse do një eyeliner që të dalë i pastër, i hollë dhe pa mundim, ky pencil liner është super zgjedhje. Maja slim të lejon të vizatosh vijë shumë të saktë (edhe për fillestarë), ndërsa formula “waterproof” e mban look-un të rregullt ndaj ujit, djersës dhe sebumit—pa u përhapur lehtë gjatë ditës. E bën syrin më të theksuar menjëherë: nga “daily line” e thjeshtë, te tightline i padukshëm por efektiv, deri te një vijë pak më e fortë për mbrëmje.

Rekomandohet për
  • Vijë shumë precize (për shkak të majës slim)

  • Look “all day” që do rezistencë ndaj ujit/djersës/sebumit

  • Tightlining (vijë shumë pranë qerpikëve) dhe definim i qepallës

  • Kush do pencil liner praktik për përdorim të përditshëm

  • Persona që preferojnë ngjyra natyrale (black/brown tones) ose nuanca më “soft” (varësisht opsioneve)

Si përdoret
  • Vizo butësisht sa më pranë vijës së qerpikëve, nga cepi i brendshëm drejt atij të jashtëm.

  • Për efekt më të plotë: mbush hapësirat mes qerpikëve (tightline).

  • Për look më “smoky”: përhape lehtë menjëherë pas aplikimit (para se të fiksohet plotësisht).

  • Për heqje më të lehtë, përdor makeup remover vajor/balm.

  • Mbylle mirë kapakun pas përdorimit që të mos thahet.

Përshërësit kryesorë (INCI)

Trimethylsiloxysilicate, Cyclopentasiloxane, Methyl Trimethicone, Polyethylene, Ceresin, Mica, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Cetyl Alcohol, Acrylates/Stearyl Acrylate/Dimethicone Methacrylate Copolymer, Synthetic Wax, Diisostearyl Malate, Dimethicone, Methicone, Iron Oxides (CI 77491/CI 77492/CI 77499). (Shënim: lista mund të ndryshojë sipas nuancës.)

You may also like