Kapërce te informacioni i produktit
Xhel Benton Aloe Propolis Soothing nga BASSKO – qetëson, hidraton dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së ndjeshme.

Benton Aloe Propolis Soothing Gel

Çmimi i shitjes  Lek 1,140.00 Çmimi i rregullt  Lek 1,900.00 40% Ulje
Përshkrimi

Ky xhel është një nga ato produkte “shpëtim” që e bën lëkurën të ndihet menjëherë më e qetë dhe më komode pa e rënduar dhe pa ndjesi ngjitëse. Është perfekt kur fytyra është e irrituar, e skuqur, e nxehur ose kur ke kaluar në një rutinë më aktive dhe do diçka që ta stabilizojë barrierën. Baza e pasur me Aloe jep freski dhe hidratim të pastër, ndërsa Propolis i shton një ndjesi “repair” dhe komforti, duke e lënë lëkurën më të butë, më “plump” dhe vizualisht më të rregullt. Mund ta përdorësh si hidratues i lehtë ditor, ose si produkt SOS në zonat problematike sepse e bën lëkurën të duket më e qetë dhe më e pastër, pa e mbingarkuar. 

Rekomandohet :
  • Lëkurë sensitive dhe të prirur ndaj skuqjes/irritimit

  • Lëkurë miks/yndyrore që do hidratim pa rëndesë 

  • Pas diellit, pas rrojës/depilimit ose kur lëkura ndihet “e nxehur”

  • Kush do një xhel shumë praktik për përdorim të përditshëm

Si përdoret
  • Apliko një shtresë të hollë në fytyrë të pastër pas tonerit/serumit dhe tapo lehtë derisa të përthithet.

  • Mund ta përdorësh mëngjes ose mbrëmje.

  • Si SOS: vendose pak më shumë në zonat e skuqura/irrituara si “mini-maskë” dhe lëre të përthithet.

  • Në mëngjes, mbylle rutinën me SPF.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Aloe Barbadensis Leaf Juice, Propolis Extract, Pentylene Glycol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Betaine, Aqua (Water), Portulaca Oleracea Extract, Allantoin, Houttuynia Cordata Extract, Psidium Guajava Fruit Extract, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Perilla Ocymoides Leaf Extract, Acorus Calamus Root Extract, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Caprylyl Glycol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Maltodextrin.

Produkte të rekomanduara për ju