Kapërce te informacioni i produktit
Vaj trupi Aromatica Awakening me nenexhik dhe eukalipt nga BASSKO – freskon, gjallëron dhe hidraton lëkurën.

Aromatica Awakening Body Oil "Peppermint & Eucalyptus"

Lek 2,600.00
Përshkrimi

Ky është ai vaj trupi që s’e përdor vetëm “për hidratim”, por për ta kthyer trupin në gjendje tjetër: më i/e lehtë, më “fresh” dhe me një aromë që të zgjon menjëherë. Kombinimi peppermint + eucalyptus jep një ndjesi të këndshme ftohjeje dhe qartësie, super pas një dite të gjatë, pas palestrës. Baza me vajra bimorë e lë lëkurën të ushqyer dhe të butë pa u ndjerë ngjitëse. Është perfekt edhe si vaj masazhi: të jep atë efektin “spa në shtëpi” dhe e bën rutinën e trupit të ndihet më premium, më e kujdesshme.

Rekomandohet :
  • Kur do ndjesi freskie & energjie sidomos në mëngjes ose pas lodhjes

  • Masazh në trup pas palestrës ose kur muskujt ndihen të tendosur

  • Lëkurë që thahet lehtë dhe do butësi + ushqim 

Si përdoret
  • Aplikoje në lëkurë pak të lagësht pas dushit për përthithje më të mirë

  • Për masazh: ngrohe pak në pëllëmbë dhe masazho zonat që do qafë, shpatulla, këmbë.

  • Fillo me pak sasi dhe shto vetëm nëse ke nevojë sepse përhapet shumë mirë.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Olea Europaea (Olive) Husk Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Cedrus Atlantica Bark Oil, Styrax Benzoin Resin Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Dipropylene Glycol, Tocopherol, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Oil, Limonene, Linalool, Benzyl Benzoate, Benzyl Alcohol, Eugenol, Geraniol.

Produkte të rekomanduara për ju