Përshkrimi
Kjo ampulë është zgjedhja ideale kur lëkura reagon shpejt: skuqje, ndjesi nxehtësie, irritim ose dehidratim që e bën fytyrën të duket e lodhur. Me Heartleaf (Houttuynia Cordata) jep qetësim të menjëhershëm dhe e bën lëkurën të ndihet më komode, ndërsa Panthenol + Hyaluronic Acid + Betaine i japin atë hidratimin e pastër që e mbush lëkurën dhe e bën më elastike. Tekstura është e lehtë dhe përthithet shpejt, pa ngarkesë dhe pa ndjesi ngjitëse prandaj shkon perfekt si bazë nën make-up. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e qetë dhe më “fresh”.
Rekomandohet :
-
Lëkurë sensitive dhe të prirur ndaj skuqjes/irritimit
-
Lëkurë të dehidratuar
-
Barrierë të dobësuar nga moti, udhëtimet ose rutina aktive
-
Lëkurë miks/yndyrore që do hidratim pa rëndesë
-
Kur do një ampulë “daily” që sjell qetësi + hidratim në një hap
Si përdoret
-
Pas pastrimit dhe tonerit, apliko 2–3 pika në fytyrë dhe qafë.
-
Tapo/masazho lehtë derisa të përthithet, pastaj vazhdo me krem hidratues.
-
Përdore mëngjes dhe/ose mbrëmje.
-
Në mëngjes, mbylle rutinën me SPF.
-
Nëse je shumë sensitive, bëj provë paraprakisht dhe fillo gradualisht.
Përbërësit kryesorë (INCI)
Aqua (Water), Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Betaine, Houttuynia Cordata Extract, Panthenol, Hydroxyethylcellulose, Sodium Hyaluronate, Carbomer, Arginine, Ethylhexylglycerin, Cassia Obtusifolia Seed Extract.