Kapërce te informacioni i produktit
Serum Anua Heartleaf 80% Soothing nga BASSKO

Anua Heartleaf 80% Soothing Ampoule

Çmimi i shitjes  Lek 2,360.00 Çmimi i rregullt  Lek 3,400.00 31% Ulje
Përshkrimi

Kjo ampulë është zgjedhja ideale kur lëkura reagon shpejt: skuqje, ndjesi nxehtësie, irritim ose dehidratim që e bën fytyrën të duket e lodhur. Me Heartleaf (Houttuynia Cordata) jep qetësim të menjëhershëm dhe e bën lëkurën të ndihet më komode, ndërsa Panthenol + Hyaluronic Acid + Betaine i japin atë hidratimin e pastër që e mbush lëkurën dhe e bën më elastike. Tekstura është e lehtë dhe përthithet shpejt, pa ngarkesë dhe pa ndjesi ngjitëse prandaj shkon perfekt si bazë nën make-up. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e qetë dhe më “fresh”.

Rekomandohet :
  • Lëkurë sensitive dhe të prirur ndaj skuqjes/irritimit

  • Lëkurë të dehidratuar 

  • Barrierë të dobësuar nga moti, udhëtimet ose rutina aktive

  • Lëkurë miks/yndyrore që do hidratim pa rëndesë

  • Kur do një ampulë “daily” që sjell qetësi + hidratim në një hap

Si përdoret
  • Pas pastrimit dhe tonerit, apliko 2–3 pika në fytyrë dhe qafë.

  • Tapo/masazho lehtë derisa të përthithet, pastaj vazhdo me krem hidratues.

  • Përdore mëngjes dhe/ose mbrëmje.

  • Në mëngjes, mbylle rutinën me SPF.

  • Nëse je shumë sensitive, bëj provë paraprakisht dhe fillo gradualisht.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Aqua (Water), Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Betaine, Houttuynia Cordata Extract, Panthenol, Hydroxyethylcellulose, Sodium Hyaluronate, Carbomer, Arginine, Ethylhexylglycerin, Cassia Obtusifolia Seed Extract.

Produkte të rekomanduara për ju