Përshkrimi
Kjo maskë modeluese është fiks kur lëkura ndihet e dehidratuar, e lodhur ose e “stresuar” dhe do një rezultat të dukshëm brenda pak minutash: më shumë freski, më shumë butësi dhe një pamje më e lëmuar. Pasi përzihet dhe vendoset në fytyrë, krijon një shtresë “rubber mask” që ndihmon të mbyllë lagështinë, të qetësojë dhe t’i japë lëkurës atë efektin “aqua glow” pa e rënduar. Me panthenol dhe një paketë të pasur hyaluronic acid (në disa forma), i jep lëkurës hidratim të thellë dhe ndjesi “plump”, ndërsa përbërës si allantoin dhe peppermint shtojnë ndjesinë qetësuese/freskuese. Është një zgjedhje super edhe para eventeve, kur do që lëkura të duket më e rregullt, më e butë dhe më elastike.
Rekomandohet për
-
Lëkurë të dehidratuar që do hidratim të fortë dhe efekt “plump”
-
Pamje të lodhur/terne që kërkon freski dhe “glow” më të pastër
-
Lëkurë që skuqet lehtë ose ndihet e stresuar (për qetësim)
-
Teksturë jo e rregullt, kur do lëkurë më të lëmuar përkohësisht
-
Të gjitha tipet e lëkurës (sidomos kur do “spa effect” në shtëpi)
Si përdoret
-
Në një tas, përzieje pluhurin me ujë (gradualisht) derisa të bëhet masë e trashë, e njëtrajtshme.
-
Apliko një shtresë të trashë në fytyrë (shmang sytë dhe buzët).
-
Lëre të veprojë derisa të mpikset, pastaj hiqe si një shtresë e vetme.
-
Mbylle me toner/serum ose krem hidratues (nëse e bën në mbrëmje).
Përbërësit kryesorë (INCI)
Diatomaceous Earth, Glucose, Algin, Calcium Sulfate, Kaolin, Trehalose, Panthenol, Sodium Dehydroacetate, Aqua, Sodium Benzoate, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Dextrin, Tetrasodium Pyrophosphate, Fragrance (Parfum), Gardenia Florida Fruit Extract, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Butylene Glycol, Copper Tripeptide-1, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate.