Kapërce te informacioni i produktit
Set me 4 maska hidratuese dhe qetësuese për lëkurë të freskët nga Bassko

ANOTHER FACE Peptathenol Aqua Balance Gel Mask (4pcs) – Maskë xhel (hydrogel) për hidratim intensiv, pore më të dukshme “të qeta” dhe lëkurë më të lëmuar

Çmimi i shitjes  Lek 1,900.00 Çmimi i rregullt  Lek 2,400.00 21% Ulje
Përshkrimi

Kjo maskë xhel është fiks kur lëkura ndihet e dehidratuar, e lodhur ose kur poret duken më të theksuara dhe do një “reset” të shpejtë me efekt të dukshëm. Shtresa hydrogel ngjitet shumë mirë në fytyrë dhe ndihmon që esenca të përthithet gradualisht, duke i dhënë lëkurës hidratim të thellë dhe atë pamjen “plump” e të lëmuar. Me panthenol dhe niacinamide qetëson dhe e bën tonin të duket më i pastër e më i rregullt, ndërsa 8 forma të acidit hialuronik i japin lëkurës volum hidratimi pa e rënduar. Bonus i këndshëm: përfshin edhe peptide (për ndjesi më elastike) dhe një prekje tea tree për pamje më “clean”, ndaj pas përdorimit lëkura duket më e freskët, më e rregullt dhe më e butë në prekje.

Rekomandohet për
  • Lëkurë të dehidratuar që do hidratim intensiv dhe efekt “plump”

  • Pore të dukshme dhe teksturë jo të rregullt (për pamje më të lëmuar)

  • Lëkurë miks/yndyrshme që do hidratim pa ndjesi të rëndë

  • Ditë kur lëkura duket e lodhur/terne dhe do “glow” më të pastër

  • Lëkurë sensitive (kur do qetësim dhe komfort, me përdorim të kujdesshëm nëse reagon ndaj parfumit)

Si përdoret
  • Aplikoje maskën në fytyrë të pastër (pas pastrimit dhe tonerit, nëse përdor toner).

  • Lëre të veprojë derisa të ndihet që po “vendoset” mirë në lëkurë, pastaj hiqe.

  • Masazho esencën e mbetur në fytyrë dhe mbylle me krem hidratues.

  • Përdore sa herë që lëkura ka nevojë për hidratim dhe qetësim ekstra (p.sh. para eventeve ose pas një dite stresuese).

Përbërësit kryesorë (INCI)

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Methylpropanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Panthenol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Powder, Chondrus Crispus, Glyceryl Stearate, Cellulose Gum, PEG-100 Stearate, Hydroxyacetophenone, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Caprylyl Glycol, Potassium Chloride, Sodium Polyacrylate, Polysorbate 60, Hydrogenated Polydecene, Sucrose, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Pantolactone, Trideceth-6, C11-13 Alkane, Dipotassium Glycyrrhizate, Propanediol, Butylene Glycol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Sodium Hyaluronate, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Tripeptide-1, Hyaluronic Acid, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Tetrapeptide-5, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hexapeptide-11, Hexapeptide-9, Sodium Acetylated Hyaluronate, Palmitoyl Tripeptide-5, Disodium EDTA, Fragrance.

You may also like