Kapërce te informacioni i produktit
SKINFOOD Avocado & Olive Lip Balm – balsam buzësh ushqyes me avokado dhe ulli për hidratim natyral nga Bassko.

Avocado & Olive Lip Balm

Çmimi i shitjes  Lek 900.00 Çmimi i rregullt  Lek 1,000.00 10% Ulje
Size
Përshkrimi

SKINFOOD Avocado & Olive Lip Balm është “shpëtimtari”  kur buzët ndihen të thata, apo të ashpra. Me vetëm një aplikim, ato duken menjëherë më të lëmuara dhe ndihen shumë më komode. Tekstura e pasur e balsamit shkrihet lehtë në buzë, ndihmon të ruajë lagështinë dhe lë një përfundim të butë, që i bën buzët të duken natyralisht më të bukura (edhe pa buzëkuq). Është perfekt për përdorim të përditshëm, por është fantastik edhe si hap nate, si “maskë buzësh”, për t’u zgjuar me buzë më të buta dhe më të rifreskuara.

Rekomandohet:
  • Buzë të thata, të çara ose që kanë nevojë për ushqim më të fortë

  • Ata që duan buzë më të lëmuara para aplikimit të buzëkuqit

  • Kujdes i përditshëm + përdorim gjatë natës si trajtim intensiv
Si përdoret
  • Apliko një shtresë të hollë sa herë që buzët ndihen të thata.

  • Për kujdes ekstra, vendos një shtresë më të trashë para gjumit si maske.

  • Riaplikoje gjatë ditës sipas nevojës, 

Përbërësit kryesorë (INCI)

Glycerin, Water (Aqua), Beeswax, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Lanolin Oil, Hydrogenated Coconut Oil, Palmitic Acid, Polyglyceryl-10 Behenate/Eicosadioate, Polyisobutene, Stearic Acid, Cetyl Alcohol, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Polysorbate 60, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Tocopheryl Acetate, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Cholesterol, Dimethicone, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Oleic Acid, Squalane, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Citrus Aurantifolia (Lime) Oil, Limonene, Geraniol, Hexyl Cinnamal, Linalool.

Produkte të rekomanduara për ju