Kapërce te informacioni i produktit
Skin1004 Madagascar Centella Quick Calming Pad – disqe qetësuese dhe freskuese për lëkurë të irrituar nga Bassko.

SKIN1004 Madagascar Centella Quick Calming Pad – Pads qetësuese me esencë të pasur për hidratim të shpejtë, ulje të skuqjes dhe lëkurë më “fresh” brenda pak minutash

Çmimi i shitjes  Lek 1,800.00 Çmimi i rregullt  Lek 2,100.00 15% Ulje
Përshkrimi

Këto pads janë zgjidhja perfekte kur do një hap super praktik, por me rezultat real: i vendos, i lë pak minuta dhe lëkura duket menjëherë më e qetë, më e hidratuar dhe më e rregullt. Janë “essence-rich” (jo thjesht të lagur), ndaj nuk të lënë ndjesi të thatë pas përdorimit—përkundrazi, të japin atë efektin plump & comfy që e ndjen sidomos kur lëkura është e stresuar, e irrituar lehtë ose e tendosur pas pastrimit. Formula është minimaliste dhe shumë e pastër (me pak përbërës), që do të thotë më pak shanse për bezdi dhe më shumë fokus te qetësimi dhe hidrimi. Ideale edhe si “quick fix” para make-up, sepse e bën sipërfaqen më të butë dhe më uniforme.

Rekomandohet për
  • Lëkurë sensitive dhe/ose me skuqje të lehta

  • Lëkurë të dehidratuar që do hidratim të shpejtë pa ngjitje

  • Kur do një hap “2-minutësh” për qetësim dhe freski

  • Rutina të thjeshta, kur s’do shumë produkte por do efekt të pastër

  • Para make-up për pamje më “smooth” dhe më të rregullt

Si përdoret
  • Pas pastrimit, vendosi pads në zona si faqet, balli ose aty ku ke skuqje/thatësi.

  • Lëri 2–5 minuta (si mini-maskë).

  • Hiqi dhe tapo esencën e mbetur derisa të përthithet.

  • Vazhdo me krem hidratues; në mëngjes mbylle me SPF.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Water, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Citric Acid.

You may also like