Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Kjo ampulë është fiks kur lëkura duket e zbehtë, pak “e lodhur” dhe do një produkt që i jep jetë pa e rënduar. Kombinimi i niacinamide me një dozë të lehtë vitamine C (ascorbic acid) synon ta bëjë tonin më të njëtrajtshëm dhe ta nxjerrë më në pah shkëlqimin natyral të lëkurës me përdorim të rregullt. Në të njëjtën kohë, përbërës si hyaluronic acid, hydroxyethyl urea dhe betaine e mbajnë lëkurën “plump” dhe të hidratuar, ndërsa panthenol + allantoin e bëjnë formulën më komode (sidomos kur lëkura është pak e ndjeshme). Është një serum shumë praktik për rutinë të përditshme: jep ndjesi freskie, e lë lëkurën më të butë dhe me pamje më të pastër, pa “shine” të rëndë.
Ton jo të njëtrajtshëm dhe pamje e zbehtë/terne
Njolla të lehta dhe “marks” pas aknes (për përmirësim gradual)
Lëkurë e dehidratuar që do hidratim + ndriçim në një hap
Lëkurë normale, miks dhe e yndyrshme (edhe e thatë, me krem sipër)
Lëkurë sensitive që do ndriçim, por me qetësim (me përdorim gradual)
Apliko një sasi të moderuar pas pastrimit dhe tonerit, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje.
Tapo/masazho lehtë derisa të përthithet dhe vazhdo me krem hidratues.
Në mëngjes, SPF është i detyrueshëm (sidomos kur përdor produkte ndriçuese).
Nëse je shumë sensitive, nis 3–4 herë në javë dhe rrite gradualisht.
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, PEG/PPG-17/6 Copolymer, Hydroxyethyl Urea, Phenoxyethanol, PPG-26-Buteth-26, Betaine, Allantoin, Carbomer, Panthenol, Tromethamine, Sodium Hyaluronate, Chlorphenesin, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Cellulose Gum, Adenosine, Disodium EDTA, Limonene, Dipotassium Glycyrrhizate, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Fragrance (Parfum), Citral, Ascorbic Acid.