Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Ky është ai tonik që e ndjen si hap “mbushës” menjëherë pas pastrimit: e heq ndjesinë e tendosjes, i jep lëkurës freski dhe e bën fytyrën të duket më elastike. Formula është e fokusuar tek hidratimi me 5 lloje Hyaluronic Acid dhe te balancimi me betaine, beta-glucan dhe panthenol, prandaj është perfekt edhe kur lëkura është e dehidratuar por nuk do produkte të rënda. Ka edhe PHA shumë të butë që do të thotë: lëkura me përdorim të rregullt duket më “smooth”, më e pastër. Tekstura është e lehtë, përthithet shpejt, pra në ditët kur do më shumë “plump”, thjesht bën 2–3 shtresa pa e ngarkuar.
Të gjitha tipet e lëkurës
Lëkurë sensitive që do një hap të lehtë, qetësues dhe komod
Teksturë jo e rregullt / lëkurë që do të duket më “smooth” pa eksfolim agresiv
Rutinë mëngjesi për “fresh + plump” dhe bazë më të bukur nën SPF/make-up
Kush preferon tonik pa ndjesi ngjitëse
Pas pastrimit, aplikoje në fytyrë dhe qafë me duar, tapo lehtë ose me cotton pad.
Për më shumë hidratim, bëj 2–3 shtresa.
Vazhdo me serum dhe krem hidratues.
Në mëngjes, mbylle rutinën me SPF.
WATER / AQUA / EAU, PROPANEDIOL, GLYCERIN, BETAINE, POLYGLYCERIN-3, 1,2-HEXANEDIOL, LACTOBACILLUS FERMENT LYSATE, GLUCONOLACTONE, SODIUM METAPHOSPHATE, BUTYLENE GLYCOL, ETHYLHEXYLGLYCERIN, XANTHAN GUM, TROMETHAMINE, CAMELLIA SINENSIS LEAF EXTRACT, PANTHENOL, BETA-GLUCAN, SODIUM HYALURONATE, HYDROLYZED HYALURONIC ACID, SODIUM HYALURONATE CROSSPOLYMER, HYALURONIC ACID, TOCOPHEROL, SODIUM ACETYLATED HYALURONATE