Kapërce te informacioni i produktit
Farmstay Real Collagen Essential Lip Balm – balsam buzësh ushqyes me kolagjen për hidratim dhe butësi afatgjatë nga Bassko.

Farmstay Real Collagen Essential Lip Balm

Lek 700.00
Përshkrimi

Ky balsam është fiks kur buzët janë të thata, të çara ose thjesht duan një “boost” komforti gjatë ditës. Shkrihet lehtë në buzë dhe krijon një shtresë mbrojtëse që e mban lagështinë brenda, duke i lënë buzët më të lëmuara dhe më “plump” në pamje, pa u ndier rëndë. Kombinimi i kolagjenit me vajra bimore dhe shea butter i jep buzëve ushqim real dhe butësi të menjëhershme, ndërsa vitamina E ndihmon që buzët të duken më të shëndetshme me përdorim të rregullt.

Rekomandohet :
  • Buzë të thata, të çara dhe me ndjesi tendosjeje

  • Persona që duan balsam ushqyes me efekt mbrojtës 

  • Si bazë para buzëkuqit, për aplikim më të njëtrajtshëm

  • Maskë buzësh në mbrëmje

Si përdoret
  • Apliko një shtresë të hollë sa herë që buzët ndihen të thata.

  • Për efekt më intensiv, vendose një shtresë pak më të trashë në mbrëmje si kujdes gjatë natës.

  • Ri-aplikoje gjatë ditës sipas nevojës.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Diisostearyl Malate, Cyclopentasiloxane, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Isononyl Isononanoate, Beeswax, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Petrolatum, Ozokerite, Silica, Silica Dimethyl Silylate, Microcrystalline Wax, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Collagen Extract, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Tocopheryl Acetate.

Produkte të rekomanduara për ju