Kapërce te informacioni i produktit
42% Ulje
Kremi për sy Farmstay Black Snail Premium nga BASSKO – kujdes i avancuar kundër rrudhave me ekstrakt kërmilli për lëkurë të freskët dhe rinore.

Farmstay Black Snail Premium Eye Cream

Çmimi i shitjes  Lek 1,100.00 Çmimi i rregullt  Lek 1,870.00 42% Ulje
Përshkrimi

Ky krem sysh është zgjedhje shumë e mirë kur zona rreth syve duket e lodhur, e thatë ose me vija të holla që theksohen nga dehidratimi. Tekstura është kremoze dhe e ushqen lëkurën delikate pa e lënë të rëndë, ndërsa me përdorim të rregullt ndihmon që zona të duket më e butë, më “e mbushur” dhe më e ndriçuar. Kombinimi i mucinës së kërmillit, niacinamide dhe adenosine e bën produktin “all-in-one” për pamje më të rregullt dhe më elastike. Plus, ekstrakte bimore si çaji jeshil, centella dhe jamballi i shtojnë një prekje qetësuese dhe balancuese që e bën ideal edhe për përdorim të përditshëm.

Rekomandohet :
  • Zona të thata/dehidratuara që kërkojnë hidratim më të thellë

  • Ton jo i njëtrajtshëm rreth syve 

  • Vijat e holla rreth syve dhe pamje “e lodhur”

  • Përdorim ditor për lëkurë normale, miks dhe të thatë

Si përdoret
  • Apliko një sasi të vogël sa një kokërr orizi rreth syve, pas tonerit/serumit.

  • Tapo lehtë me gisht unaze derisa të përthithet .

  • Përdore në mëngjes dhe/ose në mbrëmje; në mëngjes mbylle rutinën me SPF.

  • Mund ta aplikosh edhe te zona e “vijave të buzëqeshjes” nëse të theksohen nga thatësia.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Purified Water, Glycerin, Mineral Oil, Niacinamide, Polysorbate 60, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Stearic Acid, Cyclopentasiloxane, Cyclohexasiloxane, PEG-100 Stearate, Sorbitan Sesquioleate, Dimethicone, Phenoxyethanol, Methylparaben, Carbomer, Triethanolamine, Propylparaben, Xanthan Gum, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Snail Secretion Filtrate, Camellia Sinensis (Green Tea) Extract, Panax Ginseng Extract, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Astragalus Membranaceus Root Extract, Cnidium Officinale Root Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Houttuynia Cordata Extract, Fragrance (Parfum).

Produkte të rekomanduara për ju