Kapërce te informacioni i produktit
Farmstay BHA Purifying Foam Cleanser – shkumë pastruese me BHA për pore të pastra dhe lëkurë të freskët nga Bassko.

Farmstay BHA Purifying Foam Cleanser – Pastrues shkumë me BHA për pore më të pastra, kontroll të yndyrës dhe teksturë më të lëmuar

Çmimi i shitjes  Lek 1,200.00 Çmimi i rregullt  Lek 1,500.00 20% Ulje
Përshkrimi

Ky pastrues është fiks kur lëkura të “ngarkohet” shpejt: yndyrë në zonën T, pore të bllokuara dhe ndjesi që fytyra s’po pastrohet si duhet. Me BHA (salicylic acid) ndihmon të pastrojë më thellë brenda poreve, të zbusë grumbullimet dhe të japë një pamje më të rregullt e më “clean” me përdorim të vazhdueshëm. Tekstura bën shkumë të këndshme dhe pastron pa e lënë lëkurën të ashpër, ndërsa kombinimi i vajrave bimore (si jojoba, argan, vaj farash rrushi, vaj ulliri) i jep një balancë të mirë: pastrim + ndjesi më e butë pas shpëlarjes. Shumë i mirë për ditët kur do lëkurë vërtet të pastër, me më pak shkëlqim nga yndyra dhe me pore që duken më pak të “mbushura”.

Rekomandohet për
  • Lëkurë miks/yndyrshme me pore të bllokuara dhe shkëlqim të tepërt

  • Blackheads/komedone dhe teksturë jo e rregullt

  • Lëkurë me tendencë për papastërti/puçrra (si pastrues ditor i balancuar)

  • Kush do pastrim të thellë, por prapë ndjesi komode pas larjes

  • (Nëse je shumë sensitive, përdore gradualisht)

Si përdoret
  • Merr një sasi të vogël, bëje shkumë me duar të lagura dhe masazhoje butë në fytyrë.

  • Shpëlaje mirë me ujë të vakët.

  • Nëse je e/e ndjeshme ose përdor produkte aktive, nis 3–4 herë në javë dhe rrite sipas tolerancës.

  • Në mëngjes, mos harro SPF (sidomos nëse rutina jote ka edhe produkte të tjera eksfoliuese).

Përbërësit kryesorë (INCI)

Water, Lauryl Glucoside, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Coco-Betaine, Glycerin, Propanediol, Citric Acid, Salicylic Acid, Polyquaternium-10, Fragrance (Parfum), Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Glycine Soja (Soybean) Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Sucrose Palmitate, Hydrogenated Lecithin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil.

You may also like