Kapërce te informacioni i produktit
Etude Lovely Cookie Blusher PK002 Grapefruit nga BASSKO për faqe me ngjyrë të freskët dhe natyrale

ETUDE Blush Pluhur "Grapefruit"

Lek 1,200.00
Përshkrimi

ETUDE Lovely Cookie Blusher PK002 Grapefruit është një blush me nuancë “grapefruit” që i jep fytyrës një pamje të menjëhershme fresh dhe të shëndetshme. Tekstura e imët pluhur përhapet lehtë, nuk bën njolla dhe ndërtohet gradualisht, ndaj e kontrollon shumë mirë intensitetin nga natyral në pak më të theksuar. Jep efekt “soft blur” dhe e lë lëkurën të duket e rregullt, perfekte për look ditor “clean” ose make-up romantik.

Rekomandohet :
  • Look ditor “clean” 

  • Ata që duan blush të lehtë për t’u “blend” 

  • Make-up “K-beauty” natyral dhe i ëmbël

  • Lëkurë normale/kombinuar 

  • Fillestarë që duan produkt që nuk bën njolla

Si përdoret
  • Merr pak produkt me furçë dhe hiq tepricën.

  • Apliko në mollëzat e faqeve dhe shpërndaje lart drejt tëmthave.

  • Ndërto ngjyrën gradualisht deri në intensitetin që do.

  • Për look më “fresh”, vendose pak edhe në majë të hundës (opsionale).

Përbërësit kryesorë (INCI)

Talc, Mica, Silica, Magnesium Stearate, Microcrystalline Cellulose, Dimethicone, Hydrogenated Polyisobutene, Triethoxycaprylylsilane, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Fragrance.
Mund të përmbajë: CI 77491, CI 77492, CI 77499, CI 19140, CI 15985, CI 73360, CI 77007, CI 77004.

Produkte të rekomanduara për ju