Kapërce te informacioni i produktit
Etude Lovely Cookie Blusher PP502 L.Lemon nga BASSKO për faqe me nuancë delikate dhe pamje të ëmbël

ETUDE Blush Pluhur "Lavender Lemon Macaron"

Lek 1,200.00
Përshkrimi

ETUDE Lovely Cookie Blusher PP502 L.Lemon është një blush “pastel”, që jep një efekt super të butë në faqe. Tekstura është e lehtë, shpërndahet shumë mirë dhe ndërtohet gradualisht, kështu që mund ta mbash natyral për ditë, ose ta bësh pak më të dukshëm pa u bërë me njolla. Jep finish të rregullt, të pastër dhe e bën fytyrën të duket më “fresh” menjëherë.

Rekomandohet :
  • Look ditor “clean” me ngjyrë të butë pastel

  • Kush do blush që bëhet lehtë “blend” dhe nuk bën njolla

  • Lëkurë e çelët/neutral 

  • Ata që duan efekt “blur” dhe faqe më të lëmuara në pamje

Si përdoret
  • Merr pak produkt me furçë dhe hiq tepricën.

  • Apliko në mollëzat e faqeve dhe shpërndaje lart drejt tëmthave.

  • Ndërto intensitetin gradualisht deri në ngjyrën që do.

  • Për look më “cute”, vendose pak edhe në majë të hundës (opsionale).

Përbërësit kryesorë (INCI)

Talc, Mica, Silica, Magnesium Stearate, Microcrystalline Cellulose, Dimethicone, Hydrogenated Polyisobutene, Triethoxycaprylylsilane, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Fragrance.
Mund të përmbajë: CI 77491, CI 77492, CI 77499, CI 19140, CI 15985, CI 73360, CI 77007, CI 77004.

Produkte të rekomanduara për ju