Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Këto patches janë “shpëtim” kur del një puçërr dhe do ta mbash nën kontroll pa e prekur, pa e shtrydhur dhe pa e irrituar më shumë. Teknologjia hydrocolloid krijon një barrierë mbrojtëse që e izolon zonën nga pluhuri/bakteret dhe njëkohësisht thith sekretin, duke e bërë puçrrën të duket më e qetë dhe më “e pastër” me kalimin e orëve. Janë të hollë dhe diskretë, ngjiten mirë dhe janë super praktikë edhe ditën, edhe natën—sidomos kur do të shmangësh shenjat pas aknes nga prekja e vazhdueshme. Ideale për ta bërë rikuperimin më të rregullt dhe më “clean”, pa dramë në rutinë.
Puçrra aktive (sidomos kur kanë sekret / janë “të fryra”)
Kur ke zakon ta prekësh puçrrën dhe do mbrojtje fizike
Për të ulur rrezikun e irritimit dhe shenjave pas aknes nga shtrydhja
Përdorim gjatë natës ose gjatë ditës (si mbrojtje diskrete)
Pastroje zonën dhe thahe komplet (pa krem/serum sipër).
Zgjidh madhësinë e duhur dhe vendose patch-in direkt mbi puçërr, duke e shtypur lehtë që të ngjitet mirë.
Lëre disa orë (shpesh gjatë natës) dhe ndërroje kur patch-i zbardhet/fryhet nga thithja e sekretit.
Mos e përdor mbi plagë të infektuara ose shumë të hapura; nëse shfaqet irritim, ndërprite.
Hot Melt Adhesive, Sodium Carboxymethyl Cellulose, Polyurethane Film (Colorless/Translucent).