Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Ky serum është fiks kur lëkura ndihet e “dobët” nga stresi, dehidratimi ose rutina me aktivë: e qetëson, e bën më komode dhe i jep atë pamjen e lëmuar e të ushqyer pa e rënduar. Me bazë Bifida Ferment Extract (ferment probiotik), synon të mbështesë mikrobalancën dhe barrierën, që lëkura të duket më stabile dhe më rezistente me kohë. Niacinamide ndihmon që toni të duket më i njëtrajtshëm dhe më “clean”, ndërsa përbërës si allantoin dhe aloe japin qetësim të menjëhershëm. Rezultati që kërkon ky lloj serumi është i thjeshtë por shumë i vlefshëm: më pak ndjesi tendosjeje, më shumë hidratim “plump” dhe një glow më i shëndetshëm.
Barrierë e dobësuar (tendosje, thatësi, ndjeshmëri)
Lëkurë e dehidratuar që do hidratim të fortë, por teksturë të lehtë
Pamje e lodhur/terne që kërkon freski dhe “glow” më të pastër
Ton jo i njëtrajtshëm (për përmirësim gradual)
Lëkurë normale, miks dhe e thatë (edhe sensitive, me përdorim gradual)
Apliko 2–3 pika pas pastrimit dhe tonerit, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje.
Tapo/masazho lehtë derisa të përthithet, pastaj vendos krem hidratues.
Në mëngjes, mbylle gjithmonë me SPF.
Nëse je shumë sensitive, nis 3–4 herë në javë dhe rrite gradualisht.
Bifida Ferment Extract, Niacinamide, Propylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Allantoin, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Milk Protein, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Seed Extract, Carbomer, Triethanolamine, Adenosine.