Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Kjo furçë është fiks kur do ta kthesh krehjen në një “ritual” relaksues: masazhon skalpin, ndihmon në stimulimin e qarkullimit dhe e bën rutinën e kujdesit për flokët më efektive. Pincat prej druri rrëshqasin më butë nëpër flokë dhe janë shumë të mira për krehje pa agresivitet, sidomos kur flokët ngatërrohen lehtë ose kur skalpi është i ndjeshëm. Ndjesia gjatë përdorimit është super komode – si masazh i lehtë që ul tensionin dhe të jep atë “fresh scalp feeling”. Ideale edhe për ta shpërndarë më mirë vajin natyral të flokut nga rrënja drejt gjatësive, që flokët të duken më të rregullt dhe me shkëlqim më natyral.
Masazh të skalpit dhe relaks pas një dite të lodhshme
Skalp të ndjeshëm (kur do krehje më të butë)
Flokë që ngatërrohen lehtë dhe duan krehje pa tërheqje
Përdorim gjatë aplikimit të tonikut/serumit të skalpit (për masazh më të mirë)
Të gjitha tipet e flokëve (sidomos normale–të trasha–me frizz)
Në flokë të thatë: kreh nga rrënja drejt gjatësive me lëvizje të buta.
Për masazh: bëj lëvizje të lehta rrethore në skalp për 1–2 minuta (pa shtypur fort).
Pas tonikut/serumit të skalpit: masazho lehtë për ta ndihmuar të shpërndahet më mirë.
Pastrimi: hiq fijet e flokëve pas çdo përdorimi dhe pastroje sipërfaqen periodikisht; lëre të thahet mirë.
N/A – produkt aksesor (pa INCI). Materialet kryesore: dru natyral (dorezë + pinca) dhe bazë elastike (cushion).