Kapërce te informacioni i produktit
Toner Anua Heartleaf 77% Soothing nga BASSKO – qetëson, hidraton dhe balancon lëkurën e ndjeshme.

Anua Heartleaf 77% Soothing Toner – Toner ultra qetësues për skuqje më pak të dukshme, hidratim të pastër dhe barrierë më të balancuar

Lek 2,600.00
Përshkrimi

Ky është ai toner “safe zone” që e do në rutinë kur lëkura të irritohet lehtë, kur ndihesh e/e thatë ose kur do thjesht një bazë të pastër, të butë dhe shumë komode çdo ditë. Me 77% Heartleaf (Houttuynia Cordata), punon si një “qetësues i përditshëm”: e ul ndjesinë e nxehtësisë/skuqjes, e bën lëkurën të duket më e rregullt dhe e përgatit perfekt për serum dhe krem. Tekstura është ujore dhe përthithet shpejt, pa rënduar, kështu që e përdor lehtësisht edhe në shtresa (layering) kur do më shumë “plump”. Nëse kërkon një toner që i jep lëkurës qetësi dhe ekuilibër pa dramë, ky është një nga ato produkte që të bëhet “staple”.

Rekomandohet për
  • Lëkurë sensitive dhe e prirur ndaj skuqjes/irritimit

  • Lëkurë miks/yndyrore që do hidratim pa rëndesë

  • Barrierë e dobësuar nga moti i ftohtë, udhëtimet ose rutina aktive

  • Lëkurë e dehidratuar me ndjesi tendosjeje

  • Kush do toner minimal, shumë i lehtë për përdorim të përditshëm

Si përdoret
  • Pas pastrimit, aplikoje me duar (tapo lehtë) ose me cotton pad.

  • Mund ta përdorësh 1–2 shtresa sipas nevojës (sidomos kur lëkura është e etur).

  • Vazhdo me serum dhe krem hidratues.

  • Në mëngjes, mbylle rutinën me SPF.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Houttuynia Cordata Extract (77%), Water, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Betaine, Panthenol, Saccharum Officinarum (Sugar Cane) Extract, Portulaca Oleracea Extract, Butylene Glycol, Vitex Agnus-Castus Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Arctium Lappa Root Extract, Phellinus Linteus Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Isopentyldiol, Methylpropanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Disodium EDTA.

You may also like